Këlliçi: Beteja kundër Veliat nuk do të ndalet derisa të largohet nga bashkia!

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi në fjalën e tij në “Rrugën e Shpresës” është shprehur se beteja kundër Veliat nuk do të ndalet nëse nuk largohet nga bashkia e Tiranës.

Këlliçi ka theksuar se në takimet e zhvilluar sot me qytetarët fjala e parë që ata thonin është kur do të largohet Veliaj.

“Sot kam pasur mundësinë të takoj me qindra qytetar të Tiranës duke filluar nga zemra e qytetit e jam shtrirë deri në Dajt së bashku me Klevis Balliun dhe fjala e tyre ishte që me zor presim që të shporret Veliaj.

Sot në mënyrën më të turpshme tha që kam kohë që po pres thirrjen e SPAK dhe shkova vetë aty pasi kam kohë që pres të bashkëpunoj me kolegët e mi e kjo është thënë në momentin kur SPAK i dërgoi fletëthirrjen e tretë ose ndryshe do të shoqërohej me forcë.

Ky mashtrues ordiner i cili ngriti fabulën se në Kavajë një grua shtatëzanë është dhunuar dhe nga kjo ka abortuar e këto fjalë vijnë vetëm nga një njeri i cili ka probleme të thella psikiatrike.

Ne i bëjmë thirrje Veliajt se ne nuk do të ndalemi pa mbajtur përgjegjësi një më një për të gjitha paratë që ke vjedhur nga taksat e qytetarëve dhe do të mbajë përgjegjëjsi për vrasjen e të riut Ardit Gjoklaj do të mbajë përgjegjësi për lidhjet e tij me mafian dhe Ndraghetën”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Takimet në Durres të demokratëve janë një shpresë për ndryshimin

Ka të rinj dhe të reja në takime,. Ka qytetarë dhe shpresë për ndryshimin në …