Kalaja: Policia po i shërben përfaqësuesit të mafias Taulant Balla! Protesta e radhës të martën ora 11:00

Përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të mos i shërbejnë përfaqësuesit të mafias Taulant Ballës.

Avokatja Kalaja iu drejtua punonjësve të policisë se, po i shërbeni përfaqësuesit të mafias Taulant Ballës, nuk i shërbeni ligjit nuk i shërbeni Kushtetutës.

Gjithashtu Kalaja ka njoftuar se, protesta e radhës do të mbahet të martën e ardhshme në orën 11:00 para Bashkisë Tiranë, ku qytetarët do kërkojnë sërish largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Ju vini këtu sepse shumica prej jush janë patronazhist. Vini këtu sepse shumica prej jush keni hall se në fund të muajit a e merrni apo jo rrogën, a do ju heqin apo jo, sepse nuk e keni fituar me meritë vendin e punës po i shërbeni përfaqësuesit të mafias Taulant Ballës, nuk i shërbeni ligjit nuk i shërbeni Kushtetutës.

Tentativa juaj për ti qëndruar përballë qytetarëve të Tiranës, tentativa juaj për të mos respektuar ligjet e këtij vendi ju bën bashkëfajtor ju bën të turpëroheni përpara vetës familjes dhe fëmijëve tuaj dhe mbi të gjitha përpara asaj uniforme”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Masakra me votën e Diasporës/ KQZ nxjerr 2902 zarfe të numëruara nga 2896 zarfe në total

Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu përmes një postimi në “Facebook” ka denoncuar një tjetër …