Këlliçi-prokurorit: O do të arrestosh Erion Veliajn, ose do të rrëzosh Dumanin!

Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në protestën qytetare para bashkisë së Tiranës i bëri thirrje prokurorit Prençi ose do të rrëzosh Dumanin, ose do të çosh para drejtësisë Veliajn! Rrugë të mesme s’ka!

“Përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju që në protestën e gjashtë keni ardhur sërish sot për të ngritur zërin kundër hajdutit më të madh që ka prodhuar ndonjëherë ky vend dhe ky qytet – tha Këlliçi, – që e ka një emër dhe quhet Erion Veliaj, kundër një hajduti që sot njihet nga të gjithë shqiptarët si kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës!

Ai do të mbahet mend si i vetmi kryetar i bashkisë që ngriti Policinë e Shtetit për të mbrojtur veten, një hajdut që do të shënohet në kujtimet të te zeza të shqiptarëve si një bandit, si një hajdut që vodhi qytetarët, vodhi votën me shtabin e tij elektoral të 14 Majit, që tashmë gjysmën e ka të burgosur dhe gjysmën tjetër do ta ketë shumë shpejt në burg.

I bëj një thirrje të drejtpërdrejtë, drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme.

Sot keni damkën e madhe mbi kurriz, mbi shpatulla, të burgosjes pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë, pa asnjë provë, të liderit të opozitës të një vendi anëtar të NATO-s. Profesor Dr. Sali Berisha, sot në ditën e 127, ndodhet në arrest shtëpie.

Ndërkohë , drejtuesi i kësaj strukture, në materialin që ka çuar në Kuvend në korrik të vitit të kaluar, për heqjen e imunitetit të ish-Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, e ka përmendur 11 herë nominalisht shtetasin Erion Veliaj në dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Dhe çfarë ndodh?! Pesë muaj më vonë, prokurori tjetër që mbulon çështjen e Tiranës, Dritan Prençi, e fshin nga dosja emrin e Erion Veliajt.

Dritan Prençi, ke vetëm dy rrugë: o do të amnistosh Erion Veliajn, duke rrëzuar automatikisht drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumanin,  ose do të mundohesh t’i shpëtosh fytyrën këtij institucioni duke zbatuar ligjin dhe duke e çuar para drejtësisë, Erion Veliajn. Rrugë të mesme nuk ka!”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Turizmi është kthyer në mallkim për qytetarët! Rama shpenzon 400 milionë euro në vit për strategjikët e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se e ka kthyer turizmin në …