Mziu: Rilindja nuk e do Bulqizën, po e shfrytëzon maksimalisht

Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, deputeti i PD, Xhelal Mziu, gjatë takimit me demokratët në Bulqizë, ka akuzuar ‘rilindjen’, se nuk e do këtë qytet.

‘Rilindja nuk e do Bulqizën. Tenton për ta shfrytëzuar maksimalisht, për t’ja marrë votën për t’ja blerë votën, shembulli më i qartë janë zgjedhjet e 14 majit’, u shpreh Mziu.

“Rilindja nuk e do Bulqizën. Tenton për ta shfrytëzuar maksimalisht, për t’ja marrë votën për t’ja blerë votën, shembulli më i qartë janë zgjedhjet e 14 majit. Ka vendosur një kukull në bashki, por në të vërtetë bashkia drejtohet nga oligarkja Balluku, dhe ndërkohë sot Bulqiza është e zbrazët është e ftohtë për shkak të përkujdesjes së drejtëpërdrejtë të kësaj qeverie për ta bërë Bulqizën të papëlqyer për ta zbrazur për ta imponuar për të ikur jashtë Shqipërisë vetëm që të mos jepet vota e demokratëve”, tha Mziu.

About Redaksia

Check Also

Largon Ergys Agasin/ Rama emëron koordinator të ri për krimin…

“Nga duart e Ergys Agasit në duart e Oltion Bistrit Oltion Bistri wshtw caktuar nga …