Rama: Ka të korruptuar! Të gjithë në burg, unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalë së mbajtur para ministrave dhe deputetëve të tij, ka pranuar brenda qeverisjes së tij ka të korruptuar.

“Korrupsoni nuk është zbrapsur, por nuk mund të jetë më një kërcënim për Shqipërinë. Na takon pjesa e luanit në luftën kundër korrupsionit. Na takon edhe pjesa më e madhe e kostove të pashamangshme politike të cilat na vijnë nga faturat e korruptuar e brenda nesh apo na kusuret e mëdha të baltës që hidhet drejt nesh”, tha Rama.

Ai kërkoi të “lajë duart” me ministrast e korruptuar dhe kryebashkiakët, për të mos mbajtur përgjegjësi, ku sipas tij, kush vjedh nuk është i tija, edhe pse harron faktin se është ai që i vendos të korruptuarit në ato poste. Rama u shpreh se çdo anëtar i partisë që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë i popullit dhe partisë.

Rama ia u bëri të qartë mionistrave dhe deputetët, ose me pak fjalë i përgatiti se do t’i lëshojë për në burg, duke iu thënë se nuk lëshon vetëm djalin e vogël.

“Kush flirton me armikun korrupsion dhe tradhton anëtarët dhe qytetarët, nuk është i yni dhe nuk ka asnjë punë me ne. Ashtu siç kushdo në administratë i zgjedhur si drejtues, fut duart në buxhet, nuk është më ne dhe nuk mund të kërkojë asgjë nga ne veç përbuzjes, Çdo anëtar i kësaj familjeje që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë i popullit dhe partisë si çdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit kurrizet. Kur të zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që e kishim mes nesh por lajm i mirë është që kemi një parazit me pak. Jo jo! S’është as i ynë dhe i askujt. I dëgjoj patjetër edhe kur bërtasin me të madhe; hajdutët e Edi Ramës dhe nuk pushojnë. Ia kapën atë ministër, atë ministre,  rrasën brenda atë kryebashkiak, apo atë drejtor. Një tam-tam politik. Përgjegjësi e partisë, farefisit është përgjegjësi kolektive, por në këtë shtet mbajmë fajësimin për kokën tonë, jo të të tjerëve.

Rruga e jetës na bashkon me shumë të tjera. Puna që na lidh për një qëllim, na zgjidh me një vepër të ulët si tradhtia. Kam pasur fatin prej 10 vitesh që të punoj me 40 ministra; se kush lufton për qëllime të përbashkëta, ka mbështetjen time dhe më ka në krah kurdoherë që do të sulmohet. Por kush gabon duke menduar se do të bëjë një rrugë dhe dy punë, s’do të më ketë mua në krah dhe PS, por vetëm avokatin e vetë. Qeveria ime ka ndryshuar dhe ministrat e mi kanë ndryshuar. Por ky parim s’do të ndryshojë deri sa të jem unë. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël në ndonjë shkëmb mbi det kur do të hidhet. Por nuk mbaj asnjë burrë me para të vjedhura kur vjen ora të hidhet. Jo po skam bërë gjë, jo më bien në qafë, s’ka. Nëse s’ke bërë gjë, të mban e vërteta.

Jo po s’kam bërë asgjë se SPAK-u kshu e SPAK-u, ashtu’, nëse s’ke bërë gjë s’të mban PS-ja, por vetëm e vërtetat jote. PS nuk bën avokatinë e askujt. Sa më lart të jetë ngjitur kërkesa e SPAK, aq më shumë e presim të vërtetën e SPAK. Keq me vjen për këdo që s’do ta pranojë realitetin. Kanë ardhur kohë të këqija shumë. Duna dhe të shkëmbejnë dhe të rrëmbejnë. S’kemi ç’bëjmë se kjo luftë për drejtësinë e re është e vërteta jonë me kuptim të plotë. Më 40 e ca ministra, ai grusht ministrash socialistë që kanë deri më sot lidhje, nuk janë larguar nga SPAK, por janë larguar nga unë për të korrigjuar shënjestrat e punës”, tha Rama

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …