Teliti: Falë rezistencës suaj, sot Edi Rama u distancua nga Erion Veliaj!

Dorjan Teliti gjatë fjalës së tij në protestën qytetare para bashkisë së Tiranës tha se, falë rezistencës suaj, sot Edi Rama u distancua nga Erion Veliaj, foli për hajdutë dhe abuzues ligji!

“Një falënderim të gjithëve ju për këtë rezistencë, këtë protestë të gjashtë, para godinës që ka përdhosur interesat publike, që ka vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarëve.

Ashtu siç Erion Veliaj, kryefiku, lepuri në krye të bashkisë së Tiranës, ka prishur Teatrin dhe dhjetëra e dhjetëra pallate të tjera duke i shkërrmoqur ato, ashtu dhe sot, falë rezistencës tuaj, të shkërrmoqim kryeshtetin e kryebashkiakut në krye të bashkisë më të korruptuar, në krye të bashkisë 100% të vjedhur dhe ne sot po ia dalim.

Jemi afër arritjes së objektivit tonë madhor, dorëheqjen përfundimtare të Erion Velisë dhe më pas, dorëheqjen edhe të kryeministrit të Shqipërisë.

Është rezistenca juaj që sot bëri të mundur që Edi Rama të bëjë disa hapa pas.

Ai që para disa javëve i jepte mbështetjen e pakushtëzuar Erion Velisë, sot u distancua nga ai. Foli për hajdutë, Edi Rama; foli për abuzues ligji; foli për grupe të strukturuara; foli për drejtorë dhe kryebashkiakë… Kjo u arrit vetëm në sajë të qëndresës suaj dhe të forcës suaj protestuese”, tha Teliti.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …