Aktori Malkaj: Duhet përmbysje! Më kanë kërcënuar, por nuk na trembin dot!

Aktori Mehdi Malkaj gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë së Tiranës u shpreh se, nuk ka kohë për rrotacion, por duhet të përmbyset kjo qeveri. Ai shtoi se kjo duhet të ndodhë edhe nëse do të dhunohen nga policia.

“Po e vazhdoj aty ku e la Xhulja. Në përiudhën e Henrit të 8 të Anglisë i cili kishte një gjykatës që quhej Tomas Mur, i cili i dha të drejtë parlamentit dhe jo mbretit dhe i cili e thirri menjëherë në audiencë dhe i tha, me thuaj parametrin tënd për drejtësinë. Dhe ai pasi u mendua një çikë i tha: Shkëlqesi, unë kam një baba që e dua shumë se babai im ka sakrifikuar për mua, me ka rritur, më ka edukuar, më ka shkolluar, më ka bërë ky që jam. Babai im u ka shërbyer edhe juve shkëlqesi.

Hej, i tha ai, nuk të kam thirrur këtu për babanë, por për parametrin e drejtësisë. Atë po bëj shkëlqesi.

Sikur ky babai, që unë e dua të jetë në gjyq me djallin, dhe djalli të ketë të drejtë, unë i jap të drejtë djallit, tha ai. Kjo është drejtësia.

Për mua nuk jemi në një kohë të rotacionit të pushtetit, jo, ne jemi në emergjencë të madhe, çfarë do bëjmë…

Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje.

Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më.

Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë. Ju policë mendojeni një herë a ia vlen ta mbani atë uniformë? Edhe unë marr kërcënime!”, tha Malkaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …