Jo vetëm Veliaj, duhet të dënohen të gjithë!

Para bashkisë së Tiranës ka nisur protesta e radhës e qytetarëve kundër korrupsionit që e ka përfshirë fund krye këtë institucion dhe ka çuar në arrestimin e pesë drejtorëve, bashkëpunëtorë të ngushtë të kryebashkiakut socialist Erion Veliaj.

Folësja e parë ishte një aktiviste e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila ndër të tjera theksoi: “Erion Veliaj pa dyshim që duhet dënuar, është një kokë, nuk është gjë e vogël, por nuk mjafton që të dënohet Erion Veliaj dhe të vijë një pasardhës tjetër njësoj si Erion Veliaj, sepse Rama ka ndërruar ministra shumë, i bën shpesh këto qarkullimet nga një vend në tjetrin; ka ikur Lleshi që u harrua e vjen një tjetër pas atij që është më keq se ai… Nuk është ky ndryshimi. Që të ndryshojë diçka në mënyrë thelbësore, këta duhet të ikin të gjithë, të dënohen të gjithë. Nuk mund të dënohet vetëm Erion Veliaj se bëhet një kokë turku këtu që t’i hidhet turmës, që ta gënjejë turmën dhe ja: “u vendos drejtësia”!!! Jo jo, drejtësia është rrugë e gjatë, shumë më e madhe dhe me thellë se kaq”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …