Bardhi: Kryeministri po mban peng integrimin e Shqipërisë, i përfshirë vetë në korrupsion…

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat tha se kryeministri Edi Rama po mban peng integrimin europian të Shqipërisë. Bardhi theksoi se kreu i qeverisë është i përfshirë vetë në korrupsion, duke thënë se më së paku nuk di që të zgjedhë bashkëpunëtorët e tij.

“Ramës të gjithë bashkëpunëtorët i dalin hajdutë. Rama është i përfshirë edhe vetë në korrupsion. Kemi kryeministrin më të korruptuar në Europë. Integrimi europian është vonuar 11 vjet nga qeveria e korrupsionit të Ramës.

Rama detyroi grupin e PS që të mblidhet tek inceneratori. Edi Rama më së paku nuk di që të zgjedhë bashkëpunëtorët. Kryeministri thotë se nuk mban përgjegjësi për firmat që hedh. Rama do të mbajë peng integrimin europian të Shqipërisë. Zgjedhjet po blihen”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Argita Malltezi: Pas rikthimit të vulës, demokratët po rikthehen në PD

Argita Malltezi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit e cila riktheu vulën dhe logon …