Berisha: Dumani i partisë, asnjë hetim për zhdukjen e 135 milionë eurove nga Rama-Veliaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani se nuk ka hapur asnjë hetim për zhdukjen e 135 milionë eurove që janë paguar për inceneratorin e Tiranës.

“Miqtë e mi, vjedhjet e tyre janë makabritet.

Ato bazohen në mjerimin e tejskajshëm të dhjetëra dhe qindra familjeve të Tiranës.

Por vjedhja e shekullit është vjedhje shekulli. Është 100 përqind dhe shumë më tepër.

Të dashur miq, një ditë kryehajni i Tiranës me përfaqësuesit e tij kërkon t’i japë në komision një kompanie 8 pikë në avancë.

Por çfarë ishte kjo kompani?

Duhet të ndalet çdo qytetar të pyesë veten, çfarë ishte kjo kompani?

Kjo kompani nuk ekzistonte e regjistruar në regjistrin e kompanive.

Kjo kompani nuk kishte bilanc.

Kjo kompani nuk kishte vendndodhje. Nuk kishte seli. Nuk kishte pronar. Nuk kishte administrator.

Dhe megjithatë, ky hajdut i shpërfytyruar zgjedh këtë kompani për t’i dhënë 8 përqind.

Po pse kjo? Sepse pronari i saj ishte Erion Veliaj.

Sepse selia e saj ishte Bashkia e Tiranës.

Sepse bashkëpronari i saj ishte Edi Rama.

Prandaj o miq u zgjodh kjo kompani, në vrimat e të zeza të cilës janë zhdukur pa nam e nishan 130 milionë euro.

Pronari i saj është Erion Veliaj.

Pronari i saj është Edi Rama.

Dhe gjer sot, Dumani i partisë nuk ka asnjë hetim për kompaninë që nuk ekzistonte, për bonusin 8 pikësh për 135 milionë euro që nuk ekzistojnë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Proçedohet penalisht Tom Doshi