Policia si tualet mediatik i qeverisë, protestuesi i arrestojnë natën, burrin e ministres që plagosi e lënë të lirë

DEKLARATË E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, GRIGELS MUÇOLLARI

Kthimi i Policisë së Shtetit në tualet mediatik të qeverisë është e pafalshme për komandën e lartë të kësaj organizate dhe turpëron uniformën.

Lajmi se burri i një ministreshe të Ramës goditi një drejtor, vartës të së shoqes, është mbajtur i ngujuar nga policia, me qëllimin e vetëm ruajtjen e imazhit të qeverisë, është një turp i madh. Është më shumë i tillë kur di se Policia apo Prokuroria, për të goditur kundërshtarët polikë apo koka e turkut që Rama ka vendosur të presë, rrjedh në media materiale nga më skandalozet duke cenuar rëndë privatësinë e individit.

Policia e Tiranës vetëm pas publikimit të lajmit në media ka konfirmuar se burri i Ministres së Financave, aktualisht Ministre për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimi, ka goditur për shkak të detyrës, një vartës të gruas së vet.

Nuk është vetëm policia e përfshirë, por edhe prokuroria e cila e ka pushuar çështjen ndaj burrit të ministres.

Kjo histori e shëmtuar në vetvete, kthehet në akt kriminal kur policia dhe Prokuroria bëhen palë me qeverinë dhe kujdesen për të ruajtur imazhin e saj. Nuk bëjnë punën e tyre, që është mbrojtja e qytetarit, por vendosin se cili qytetar mbrohet e cili jo.

Në këtë rast përfiton ai që ka gruan ministre.

E gjitha kjo maskaradë nxjerr në dritë dy standardet që përdor policia dhe drejtësia me qytetarët e këtij vendi.

Nëse je i qeverisë, edhe pse kryen goditje për shkak të detyrës, policia dhe prokuroria të gjenden në krah. Të mbulojnë krimin.

Nëse je qytetar që proteston ndaj korrupsionit të Erjon Veliajt, siç ndodhi edhe dje, policia dhe prokuroria të përndjekin, të vijnë në mes të natës në shtëpi dhe të arrestojnë.

Policia e tregon zellin e saj si shërbëtore e qeverisë ndaj protestuesve, kurse para kriminelëve zmbrapset dhe ndaj cubave me lidhje qeveritare mbyll gojën.

Këto dy standarde nuk janë europiane dhe thellojnë padrejtësinë në vend. Ndaj padrejtësisë ka vetëm një rrugë: rezistenca.

Të martën, sërish në orën 11, do të jemi përballë pronarit faktik të 5D e inceneratorit të Tiranës, përballë policëve që i shërbejnë qeverisë dhe jo qytetarit.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …