Real-Bayern/ Tuchel: Duam të përmbushim ëndrrën

Thomas Tuchel, duke folur në një konferencë për shtypin në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Championsit foli me superlativa për bashkatdhetarin e tij Toni Kroos:

“Toni është një lojtar themelor. Ai e përballon presionin e veshjes së kësaj fanelle pa mundim, është absolutisht i jashtëzakonshëm në mënyrën e tij delikate për të dominuar një lojë”.

Çfarë do të ndodhë në “Bernabeu”?

Asnjë ekip nuk do të dominojë gjatë gjithë ndeshjes dhe një skuadër thjesht do të kundërpërgjigjet. Na duhen faza si kjo për t’u rikuperuar pak. Nesër do të jetë ndeshja e ndeshjeve. Duam t’i ndihmojmë lojtarët të arrijnë formën e tyre më të mirë. Nuk kemi nevojë vetëm për 11 lojtarë, por për një nivel të lartë solidariteti. Ne të gjithë duhet të besojmë në kauzën tonë.

Çfarë do të jetë vendimtare nesër?

Duhet të mendojmë se jo gjithçka do të shkojë në mënyrë perfekte. Por ne mund ta realizojmë ëndrrën tonë dhe ta mposhtim Realin e Madridit nëse tregojmë mentalitetin e duhur”.

About Redaksia

Check Also

 Spanja triumfon dhe i jep leksione futbolli Italisë

Spanja është kualifikuar për në fazën tjetër të Europianit, teksa në ndeshjen e dytë të …