40 milionë euro të vjedhura me fatura nga inceneratori inekzistent janë nxjerrë jashtë

Kryertari i Grupit Parlamentar të PD, Bardhi është shprehur se shuma e vjedhur me fatura nga inceneratori i Tiranës sipas SPAK është 40 milionë euro e njëjtë me shumën që kërkohet të miratohet me këtë projektligj.

I përgjigjem negativisht thirrjes së kolegut dhe dom ta votojmë kundër këtë projektligj,sepse ndryshe nga ju që keni besim te hajdutët si administrator ne kemi besim që paratë e qytetarëve shqiptar do të duhet të shkojnë për shërbime ndaj tyre.

Vlera që i vihet në dispozicion bashkisë së Tiranës drejtuar nga Veliaj është ekzaktësisht e barabartë me vlerën që SPAK ka konstatur se janë vjedhur nga inceneratori i Tiranës. Janë 40 milionë euro fatura fiktive që janë vjedhur paratë dhe janë dërguar jashtë vendit tonë pa ofruar asnjë shërbim.

Edhe asokohe kur kolegët në qeveri na thonin të kemi besim pasi po pastronin Tiranën nga mbetjet por në të vërtetë nuk shikuan se paratë po vidheshin dhe po shkonin në xhepat e të korruptuarve.

Ne në avokatin e interesit publik do të votojmë kundër që ato para të shkojnë në bashkinë e Tiranës.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …