Afera Eco-Tirana/ Balliu: Veliaj ka vjedhur 2.4 milionë euro vetëm nga nafta, “kolegët” e tij në SPAK të zbatojnë ligjin

DEKLARATA E KORDINATORIT RAJONAL TË TIRANËS, KLEVIS BALLIU

Pasi përlau incineratorin e Tiranës, pasi krijoi bashkë me kolegët drejtorë kompaninë 5D për të marrë 100 përqind të çdo fondi, i pangopuri i Bashkisë gllabëron disa milionë euro të tjera.

E bën këtë me platformën mafioze Eco-Tirana, një tjetër aferë korruptive e përmasave gjigante, një provë tjetër e pakundërshtueshme se Bashkia Tiranë është sot foleja e të gjithë hajdutëve.

Pronari faktik i inceneratorëve dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, arkitekti i Eco Tiranës, vetëm me naftën, ka vjedhur 2.4 milion Euro.

Eco Tirana është kompania që mbledh plehrat dhe sipas Bashkisë, makinat e plehrave, kanë harxhuar 2.4 milion euro në Tiranë, vetëm naftë.

Kjo mund të ndodhë vetëm nëse Eco Tirana ka mbledhur edhe plehrat në Verona.

U bëjmë thirrje ‘kolegëve’ të Veliajt në SPAK të distancohen nga ‘kolegu’ i tyre dhe te zbatojnë procedurat ligjore.

Veliaj që nuk njeh asnjë limit në vjedhje, edhe në këtë moment kur është kapur gafil, dhe ndodhet para drejtësisë, nuk i ndal grabitjet.

Me sa duket ndjehet i sigurt se kolegët nuk do ta trazojnë.

Ato garanci që ia kanë dhënë ‘kolegët’ nuk ia japim ne dhe as populli opozitar i ngritur në këmbë kundër vjedhjeve 5D.

Nuk ka koleg qe e shpëton atë dhe bandën e tij nga aksioni anti-vjedhje që kanë nisur qytetaret dhe opozita.

Të martën ora 11:00, sërish para Bashkisë, sërish të bashkuar dhe të vendosur përballë së keqes dhe bandave të saj që kanë pushtuar shtëpinë e parë të Tiranës.

About Redaksia

Check Also

BE kërkon paratë e vjedhura nga fondit IPARD, PD thirrje fermerëve të ngrihen dhe të vihen në krah të opozicionit

DEKLARATA E ANETARES SE KRYESISE SE PD, MIMOZA HAJDARMATAJ: 33 milionë euro te vjedhura nga …