Berisha: Irena Gjoka si fytyra e zezë e drejtësisë së re!

Miq, muaj më parë, bazuar në njoftime nga burime serioze denoncova delikuenten Irena Gjoka Maneku, Shpata që kryesonte GJKKO si një falliscono ordinere që kishte vendin në qeli, si një peng të krimeve të veta që shrytëzohej nga Edi Rama për akte kriminale antikushtetuese ndaj kundërshtarve të tij politik.
Ndaj denoncimeve të mia reaguan në mbrojtje të kësaj delikuentjeje “Irena” të tjera në KLGJ të cilat në vend të hetimit të Irenës me tre mbiemra u vërsulën me sulme ndaj meje dhe denoncimeve të mia. Kurse tani pasi mediat e vendit fqinj publikuan dokumenta që dëshmojnë se Irena me tre mbiemra është një kriminele ordinere, “Irenat” e KLGJ vazhdojnë të mbrojnë në amoralitet të plotë me heshtje Irenën e tyre me tre mbiemra si fytyra e zezë e drejtësisë së re. #sb

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …