Zhupa: Drejtorët e “5D” me paratë e vjedhura blenë votat për Veliajn!

Deputetja e PD, Ina Zhupa në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit tha se 5 drejtorët e Erion Veliajt ishin njerëzit më të besuar të tij, të cilët u morën me vjedhen e votave.

Zhupa tha se Bashkia Tiranë është kthyer në një organizatë kriminale, ku zhduken taksat e qytetarëve.

Fjalimi i Zhupës

Drejtorët e 5D ishin edhe koordinatorët politik të Veliajt në zgjedhjet e fundit lokale. Me paratë e vjedhura 100% nga tenderat, ata benë vota në Tiranë për shefin e tyre.

Veliaj i kishte njerëzit më të besuar dhe nuk di gjë?! Po pa firmën e Veliaj nuk do kishte tender sepse ai është titullari institucionit. E kanë kthyer Bashkinë Tiranë në një organizatë kriminale, ku zhduket taksat e qytetarëve.

Tju japësh ju sot edhe 100 milion të tjera kredi, është njëlloj si ti varësh ujkut mëlçitë në qafë. Transportin e gjelbër i kishte paratë bashkia ta bënte, mjafton mos paguante inceneratorin fantazëm që është një fushë me bar. Vetëm në buxhetin e 2024 janë 12 milion euro për një incenerator fantazëm. Dikur Rama në bashki flitet nga raportet e osbe që merrte 20% të tenderave, ju tani keni kaluar në 100% dhe për këtë u mburrët sot paturpësisht.

Hipoteza e team Lali, e deputetëve që i drejton Veliaj, se këto janë para gjermane dhe nuk vidhen, bie poshtë se ju keni treguar që vidhni njëlloj dhe paratë shqiptare dhe ato europiane. Sic vodhët fondet e IPARD. Dhe sot në ditën e Europës duhet të turpëroheshit dhe jo të vinit të kërkonin më shumë para për organizatën 5D dhe lali Inceneratorin.

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …