Për çfarë u pyet Baton Haxhiu në SPAK?

Gazetari Baton Haxhiu është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së gazetarit në SPAK.

Ndërkaq kujtojmë se në shkurt të këtij viti Belind Këlliçi e ka akuzur në një studio televizive Baton Haxhiun se portali që ai drejton ka marrë para nga inceneratorët.

“Ka marrë 8 pagesa, i kanë kaluar lekët, në vlerë 4 milionë Lekë në muaj, nga inceneratorët”, është shprehur Këlliçi në shkurt të këtij viti në një debat televiziv me Baton Haxhiun.

Sakaq Haxhiu ka thënë se marketingu në portalin e tij është lidhur nga një kompani tjetër dhe ka shtuar se ajo e inceneratorëve i ka borxh këtij portali 4 muaj.

About Krye Redaktor

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …