Berisha: Drejtësia sot është e mafies me tre mbiemra, e Dumanëve, e Arben Rakipëve me shokë

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara demokratëve është shprehur se drejtësia ka hije të mëdha dyshimesh pasi veprimtaria e tyre bie ndesh me shtetin e së drejtës.

“Për çfarë shkon ti atje?

Për Shqipërinë, Kolumbi e Europës?

Veprën tënde mkë të zezë, shpopullimin e saj?

Për çfarë shkon ti atje?

Për kombin që le pa drejtësi?

Për kombin që u mohove drejtësinë?

Sot, drejtësia është drejtësia e mafies me tre mbiemra. E Dumanëve mercenarë. E Arben Rakipëve me shokë, falsifikatorë monstruozë.

Sot, për një çështje, shqiptarët duhet të presin 15 vite dhe për ta ofruar qoftë edhe 3 vjet, duhet të paguajnë qimet e kokës ryshfet.

Edi Rama, ti dëgjon lakejtë e tu, të cilët mëkohen me paratë tua të krimit, por të them sot ty, sot në Europë je njeriu më famëzi.

Na thuaj pak o simbol i korrupsionit, ikonë e zezë e tij, cili kryeministër ka rekrutuar me korrupsion, zyrtarët të nivelit McGonigal? Apo ambasadorë, diplomatë dhe zyrtarë të tjerë?

Edi Rama, je turpi i Shqipërisë.

Je turpi i Europës.

Je turpi i NATO-s.

Turpi i vendeve të lira”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në qoftë se duam të rrëzojmë Edi Ramën, urdhëroni të bashkohemi! Përndryshe, ai ndihmohet

Lideri i opozitës, Sali Berisha nuk ka ndalur së bëri thirrje kryetarëve të partive opozitare …