Kryetari i Partisë Demokratike u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen ditën e martë në protestën për çlirimin e bashkisë. Berisha tha se, e marta është dita e nxjerrjes për zverku të Erion Veliajt, këtij bastardi.
“Së fundmi, tregoju shqiptarëve se pse në Shqipëri rrugët ndërtohen 5 herë, 8 herë, 10 herë më shtrenjtë se në çdo vend tjetër të Europës?
Sepse ti vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh jo 100, por 800, 1000, 1500 përqind.
I nxirë siç je, nuk ke të drejtë të dalësh nga strofulla e Surrelit, jo të qarkullosh.
Turpëron të parë dhe të mbramë të këtij vendi.
Turpëron ata që kanë mbyllur sytë përgjithmonë dhe ata që do lindin, gjeneratat që do vijnë.
Miqtë e mi, fati i Shqipërisë të guximi juaj.
Te zemërimi juaj.
Te beteja juaj.
Dita e martë, dita e çlirimit të bashkisë.
Dita e nxjerrjes për zverku nga bashkia të Erion Veliajt, këtij bastardi, kësaj shushunje që poshtëron, që përçmon, që grabit, plaçkit qytetarët e Tiranës si pushtuesi më i pamëshirë.
Betejë, betejë, fitore.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.