PD garanton shqiptarët se mbrojtja e familjes do të jetë një nga objektivat më kryesorë të programit të saj

Kryetari PD, Sali Berisha, në tryezën e debatit për projekligjin e Qeverisë Rama “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, tha se, Partia Demokratike garanton shqiptarët se mbrojtja e familjes do të jetë një nga objektivat më kryesorë të programit të saj.

“Partia Demokratike garanton shqiptarët se mbrojtja e familjes do të jetë një nga objektivat më kryesorë të programit të saj, theksoi lideri i opozitës, Sali Berisha, në vazhdim të fjalës së tij. – Ne kemi deklaruar se programi i PD do ketë në themel investimin tek qytetari. Investimin tek familja shqiptare.

Përgëzoj lëvizjen kundër shpopullimit si një përpjekje e ndershme dhe morale si një përpjekje in ekstremis për një mesazh në këtë shoqëri, por garantoj shqiptarët se programi i PD do të jetë një program i fuqishëm antishpopullim.

Ne nuk jemi ksenofobë, jo, ne jemi komb i mikpritjes dhe këtë ne shqiptarët nuk duhet ta harrojmë. Por ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të boshatiset nga shqiptarët dhe të shndërrohet në një plasdarë të fuqishme emigracioni nga emigrantët e vendeve të tjera drejt Europës.

Në një kohë kur paraqet ligjin për sterilizimin, për rritjen e moshës së abortit, për seleksionin, etj, informon se po kërkon 45 mijë punëtorë që t’i eksportojë në Europë brenda një kohe të shkurtër dhe mafia e trafiqeve të tij të majmet mbi fatkeqësinë e emigrantëve nga vende të tjera.

I bëj thirrje BE-së të ndalojë një politikë të tillë në këto vende që po boshatisen nga regjimet dhe klikat e tyre. Edhe njëherë u uroj suksese.

Shpreh vlerësimin tim dhe mirënjohjen për organizimin e kësaj konference, garancinë e plotë të PD se familja dhe vlerat e saj do jenë shtyllë kryesore e programit të kësaj partie, në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe kombit.

Në interesin më të mirë të të ardhmes evropiane të shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …