Në ditën e drejtësisë, dy fjalë për Qiria Irena me 3 mbiemra…

Nga Adriana KALAJA

Sot në ditën e “DREJTËSISË”, kur KLGJ dhe KLP, dy organe të rëndësishme të “Drejtësisë së Re” kanë vendosur të festojnë nën elozhet e ambasadorëve gjithë publiku pa dhe u shokua sesi anëtarja e GJKKO, deri dje edhe Kryetarja e komanduar e saj, përfaqëson denjësisht “Drejtësinë e re” të rilindur made in Don Agaçi, dua të them dy fjalë për Qiria Irena me 3 (tre) mbiemra.

Në fakt, publiku fillimisht nuk e besonte këtë ngjarje të denjë për në filmat triller apo filmat kudo në botë made in “Mamica e Skëndërbeut” rilindas.

Edhe në vijimësi kur Kryetari i PDSH-së dhe Lideri i Opozitës (edhe nëpërmjet avokatëve të tij), denonconte me fakte dhe prova sesi Qiria Irenë me 3 (tre) mbiemra, jo vetëm kishte fshehur shkarkimin e saj nga Prof. Dr. Sali Berisha, në cilësinë e Kryetarit të KLD-së në vitin 1996, por edhe fshehjen dhe falsifikimin në deklarime të dëbimit të saj nga Greqia në vitin 2002.

Nuk dua të merem sesi Qiria Irena me 3 (tre) mbiemra i`u ndalua hyrja për 10 vite në vendet Shengen dhe, sesi në vitin 2004 lindi djalin e saj në Itali (denoncuar mjeshtërisht nga miku im Basir Çollaku), duke vijuar falsifikimin në mjetet e identifikimit (për të cilat duhet të fillojë urgjentisht hetimi i thelluar nga ana e afërmendsh SPAK), por me atë që ka ndodhur te ajo “Drejtësia e Re” made in Don Agaçi, denoncuar në vijimësi nga unë e kolegë të mi avokatë, por veçanërsisht nga z. Berisha dhe PD e vërtetë.

Për t`a sqaruar me publikun, në konceptim tim nuk ka drejtësi të re apo të vjetër.

O ka o nuk ka dreejtësi.

Dhe tashmë, kjo sot është evidente, përsa kohë që “Drejtësinë e Re” e bëjnë Dvoranët, Sokolët e PS-së dhe të gjithë ata që “kaluan” Vetingun më motrën e Belës apo Ina Ramën e Edvin Kristaq Ramës.

Për turpin e atyre profesionistëve që nuk guxuan të flasin.

Edhe për turpin e atyre ambasadorëve që i mbështetën, edhe në shkelje të Kushtetutës.

Ndjehem krenare, sepse kam qënë ndër të parat që e kam denoncuar këtë drejtësi me regji, dështimin e saj pa nisur dhe mbi të gjitha, shkatërrimin e një sistemi të tërë, që megjithë problemet që kishte, funksiononte.

Madje kam denoncuar me prova (foto nr.1), në një protestë të organizuar para KPK-së, sesi shkarkimi i magjistratëve bëhej:

  1. Me urdhër politik.
  2. Me lista.

Sesa vite i duhen një qytetari për të gjetur drejtësi dhe sesa akses ka sot një qytetar në këtë sistem të propozuar dhe sponsorizuar, si çdo e keqe nga Soros, e dinë të gjithë, por sot unë po merem me dy organet e Vetingut siç janë KPK dhe KPA.

Sipas vendimit nr.241, datë 26.02.2020, trupa e KPK e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Genta Bungo dhe Roland Ilia (sot drejtues i KPK), kanë vendosur të konfirmojnë në detyrë Qiria Irena me 3 (tre) mbiemra, alias gjyqtare Irena Gjoka.

Nëse do informoheni nga SPAK lidhur me kallëzimet dhe skandalet e këtyre tre komisionerëve (dhe jo vetëm), do kuptoni pse Vetingun e kalojnë vetëm ata që i shërbejnë pushtetit (me raste të rralla e kundërta).

Këtë vendim e ka ankimuar Komisioneri Publik duke parashtruar shkaqet se përse ky vendim duhej të prishej dhe pse Qiria Irena me 3 (tre) mbiemra duhej shkarkuar.

Për të mos Ju lodhur me këtë pjesë, më poshtë ndiqni këto shkaqe (foto 2 – 4), të cilat evidentojnë problemet e rënda lidhur me kriterin e pasurisë për këtë magjistratë dhe pse kjo magjistratë duhej të shkarkohej.

Them për kriterin e pasurisë se ashtu si u evidentua dhe u vërtetua këto ditë, nga këto

Komisione nuk ishte hetuar aspak për:

  1. Pastërtinë e figurës.
  2. Nivelin profesional.

Ajo që është e veçantë në procesin e rivlerësimit të Qiria Irena me 3 (tre) mbiemra është fakti se në fund të hetimit, “çuditërisht” Komisioneri Publik “HEQ DORË” nga ankimi, dhe KPA lë në fuqi vendimin e KPK lidhur me këtë subjekt.

Situata është shumë e qartë nisur nga orientimi se sa më shumë të jesh pis, aq më e vendosur je për t`i shërbyer “bamirësit” që dha urdhër vijimi i mbajtjes me rrogë të majme dhe me zyra “dinjitoze”, që i`a falin edhe “kolegët”.

dhe Qiria Irena me 3 (tre) mbiemra, është më e vendosur se kurrë për t`ja shpërblyer “bamirësit” të saj.

Deri në diskretitim pa pikë kokëçarje para publikut edhe organeve të “Drejtësisë së Re”.

Edhe para ambasadorëve që jo vetëm nuk janë aty për të zgjidhur këto probleme të rënda, por pjesë shumë e madhe e tyre.

Përveç “HEQJES DORË” nga ankimi nga ana e Komisionerit Publik, çfarë e bën të veçantë procesin e rivlerësimit të Qiria Irena me 3 (tre) mbiemra?

  1. Qiria Irena me 3 (tre) mbiemra, megjithëse nuk ishte e martuar me bashkëshortin aktual, ish shoferin e saj (S. Gj.), derdhte shuma monetare të konsiderueshme në llogarinë e tij.???????
  2. Bashkëshorti aktual i Qiria Irena me 3 (tre) mbiemra, megjithëse ka marë shuma të konsiderueshme hua nga të tretë, nuk ka deklaruar tatim në burim, fakt për të cilën, edhe për 1 rast, shumë magjistratë janë shkarkuar.
  3. Qiria Irena me 3 (tre) mbiemra, megjithëse i mer bashkëshortin një gruaje, ish bashkëshortja e S. Gj., në shenjë falenderimi i jep dhe para HUA asaj që i mori bashkëshortin.???????

Ka të drejtë “Mamica” Elisë se këto “bëhen” edhe filma.

Nuk di a objekti i tyre a do jetë komedi apo triller, por e sigurtë që për shqiptarët është një tragjedi njësohlj si ajo e skemave piramidale të ’97.

Koha përveç të tjerave do e vërtetojë këtë.

Situatë që nuk mund të japësh përgjigje por vetëm, të ngresh zërin e të kërkosh llogari.

Llogari e madje të mbajnë përgjegjësi.

Edhe penale.

Nga Komisionerët e KPK dhe KPA e deri te anëtarët e KLGJ.

Pse u shqetësuan ato nga e vërteta e Sali Berishës?

Apo se janë pjesë deri në fyt për gjithë shkatërrimin e Sistemit të Drejtësisë dhe pjesë aktive e shkatërtkmit të PD dhe Opozitës Shqiptare?

Ndaj hetimi i thelluar i kësaj çështje më së pari do i bënte nder vetë Sistemit të Drejtësisë dhe së dyti do çonte para ligjit, bazuar në Sistemit të Vërtetë të Drejtësisë, personat përgjegjës duke i”u përgjigjur pyetjeve shumë të rëndësishme:

  1. Si është e mundur që në dy institucionet me të rëndësishme të drejtësisë, GJKKO dhe SPAK, nuk ka short elektronik?
  2. Si i ka marë dosjet Partizani, Beleri, Gërdeci etj., Qiria me 3 mbiemra?
  3. Si i kanë marë çështjet më të rëndësishme këta magjistratë?
  4. Pse nuk i kanë hetuar këto denoncime KLGJ?
  5. Pse KLGJ ka dhënë disa përgjigje lidhur me Qirian me 3 mbiemra?
  6. Si e kaloi shkallën e parë të Vetingut Qiria me 3 mbienra?
  7. Si “hoqi” dorë Komisioneri Publik nga ankimi?
  8. Po KPA me gjithë ato shkelje që konstatoi, pse nuk e shkarkoi Qirian me 3 mbiemra?
  9. A ka ndërhyrë Qiria me 3 mbiemra për të mbyllur dosjet ndaj atyre që e lanë në detyrë?
  10. Çfarë po pret SPAK dhr KLGJ për të mos marë masat e nevojshme pëf pezullimin nga detyra e Qiries me 3 mbiemra, si rrezik potencial për prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve?

PS: Ina Ramën, alias autore kryesore e puçit të shtetit në 21 janar 2011, alias pjesë e PS, alias miken e Don Agaçit, do keni status tjetër në vijim ……

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …