Urdhëri i Ramës për bashkitë dhe drejtoritë: Nisni nga 20 veta secili në Athinë

Kryetari i PD, Sali Berisha thekson se ‘Rama në Athinë takohet me administratën e tij’, ndryshe nga sa ka propaganduar kryeministri se do të takohet me diasporën shqiptare në Greqi.

‘Sapo u informova nga burim shumë i sigurtë se me urdhër të Edi Ramës, çdo kryetar bashkie dhe çdo drejtor i drejtorive arsimore, për çdo qark duhet të përgatisë minimalisht një listë me 20 persona për t’i dërguar në Greqi, në takimin që Edi Rama do të bëjë në Athinë’, thuhet në denoncimin e Berishës.

Postimi i plotë:

Rama në Athinë takohet me administratën e tij!

Lexoni informacioni e qytetarit dixhital!

Pershendetje Doktor!

Sapo u informova nga burim shume i sigurt se ne urdher te Edi Rames cdo kryetar bashkie dhe cdo drejtor i drejtorive arsimore, per cdo qark duhet te pergatise minimalisht nje liste me 20 persona per ti derguar ne Greqi ne takimin qe Edi Rama do te bej ne Athine.

Pervec kesaj ngarkohen kryetaret e bashkive dhe drejtoret per perballimin e shpenzimeve te udhetimit.

Doktor kjo gje eshte lehtesisht e verifikueshme edhe pse do te perdoret hileja e udhetimeve kolektive gjoja per fundjave te organizuara nga institucione te ndryshme.

Ju pershendes dhe ju uroj gjithe te mirat!

About Krye Redaktor

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …