Veliaj nis t’i tregojë forcën Ramës në Parlament

Në seancën e së enjtes për të parën herë që nga fillimi i një lufte në PS për shkak të aferave korruptive Rama-Veliaj, Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës vedosi ti tregojë kreut të ekzekutivit forcën e tij në grupin parlamentar.

Të paktën tre deputetë dolën në mbrojtje të Veliajt. I pari ishte fatmir Xhafaj, i cili bëri një deklaratë të gjatë mbrojtjeje për Veliajn duke i dhënë mesazhin Ramës se është kundër tij në raportet me Veliajn. I dyti ishte deputeti Toni Gogu, i cili para se të merrte mandatin e deputetit drejtonte Këshilin Bashkiak dhe konsiderohet një nga njerëzit e afërt të Veliajt. Edhe Blendi Klosi guxoi me gjysëm zëri të dalë në krah të Veliajt ditën e enjte, megjithëse në daljen e sotme para mediave Rama duket se e kishte tredhur gjatë natës.

Veliaj duket se po kërkon të mbrohet përmes njerëzve të tij në grupin parlamentar socialist duke i bërë presion Ramës se nëse e lëshon, atëhere do të ketë probleme brenda grupit të deputetëve. Veliaj ka nisur kështu të shantazhojë Ramën duke tentuar ti regojë atij forcën politike, se deri ku do të arijë kjo taktikë e Veliajt mbetet për tu parë, por brenda grupit parlamentar, Veliaj ka edhe deputetë të tjerë që janë pranë tij.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …