CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Zhupa: Ligji për Akademinë dhunon shkencën dhe garanton pension luksi për deputetët e PS

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka shkuar sot në Gjykatën Kushtetuese  për të paraqitur një padi nga 37 deputetë të opozitës kundër ndryshimeve të ligjit për Akademinë e Shkencave, të cilat, sipas saj, garantojnë “vetëm futjen e hundës së politikës në Akademinë e Shkencave dhe asgjë tjetër”.

“Ju e dini që bëhet fjalë për nj ligj që është kaluar me votat e mazhorancës, me propozimin e dy deputetëve, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj për disa ndryshime në ligjin e Akademisë së Shkencave, që garantonte vetëm futjen e hundës së politikës në Akademi dhe asgjë tjetër për Akademinë e Shkencave, – theksoi Zhupa.

“Ky ligj në fakt u bë për të dhunuar akademizmin, u bë për të politizuar Akademinë e Shkencave;  është antikushtetues pasi edhe në procedurë, edhe në përmbajtje ka shkelje flagrante të Kushtetutës.

Ai është një ligj që në fakt garanton atë që grupe të caktuara brenda PS, të përfaqësuar nga deputetët Koçi dhe Beqiraj duan të arrijnë, që mbasi të mbarojnë deputetë të caktuar të këtij grupi parlamentar, karrierën aktive si deputetë në Kuvend, të kalojnë në një pension luksi në Akademinë e Shkencave.

Kjo në fakt është diçka që ka ndodhur dhe thjesht po sofistikohen mënyrat për të vazhduar kjo metodë, sepse po t’i referoheni një studimi që kanë bërë edhe mediat për numrin e anëtarëve në Asamblenë e  Akademisë që kanë qenë ish-deputetë dhe ish-zyrtarë të Partisë Socialiste.

Ky ligj ka dy lloj shkeljesh për të cilat kemi ardhur në Gjykatën Kushtetuese dhe unë falënderoj 37 kolegët deputetë që më besuan firmat e tyre në këtë proces dhe në këtë padi ën Gjykatën Kushtetuese”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mafia ndërkombëtare është e tëra në mbështetje të Edi Ramës! Kjo e bën betejën tonë edhe dy herë më jetike

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, …