Projektligji për surrogacinë/ Berisha: Monstruoze! Rama po zbaton doktrinat e Sorosit dhe Çubrilloviçit

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka folur sot me tone të ashpra për projektligjin e Qeverisë Rama “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, i cili, veç problemeve të tjera që paraqet, i hap dyert “surrogacisë” – dhënies së trupit të nënave me qira. Berisha foli në tryezën e debatit që u zhvillua në PD nga Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës dhe Partia Demokratike.

“Faleminderit shumë dhe një përshëndetje të përzemërt për ju zonja Komani, në veçanti për organizatorët e kësaj konference, për profesor Akil Panon, pastorin e pamposhtur në mbrojtje të vlerave më themelore të moralit të një shoqërie, në mbrojtje të familjes. Koalicionin e tij, që drejton, Aleanca për Familjen.

Një përshëndetje të përzemërt kam për deputetin Tritan Shehu, deputetin Petrit Vasili dhe të gjithë ata, të cilët në momentet më të para të shfaqjes së kësaj nisme, do ta quaja pa abuzim në semantikë, nismë monstruoze, çnjerëzore, antishqiptare të një regjimi që i ka vënë vetes mision historik shkatërrimin e kombit shqiptar më shumë se rreth 40 pushtime që ky komb ka njohur në shekuj dhe mijëvjeçarë. Regjimit të Edi Ramës.

Pas instalimit të një kuadri politik shpopullues të këtij vendi, kuadër që ju imponoi rreth 35 përqind të shqiptarëve të braktisin vendin e tyre në një hark kohor 8-vjeçar.

Kuadër që zëvendësoi sigurinë dhe ligjin me antishtetin dhe narkoshtetin, tani në përputhje të plotë me doktrinën e Çubrilloviçit, i cili në epiqendër të betejës kishte nënën shqiptare, ky famëzi që në histori ka ekuivalent vetëm Edi Ramën, kishte përcaktuar si objektiv kryesor nënën shqiptare për të shkatërruar kombin shqiptar.

Edi Rama në angazhimin e tij, ky antishqiptar në çdo aspekt, në angazhimin e tij për rrënimin e këtij kombi zbret tani në themelimin e kombit.

Në themelin e shoqërisë, në shenjtërinë e kombit dhe të shoqërisë, familja.

Ai zbaton doktrinën e një monstre tjetër të njerëzimit pas Karl Marksit, Xhorxh Sorosit.

Midis doktrinës komuniste për familjen në finalen e ndërtimit të shoqërisë dhe doktrinës së Xhorxh Sorosit, ndryshojnë vetëm termat, por rezultatet janë të njëjta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kalaja paralajmëron kallëzim tjetër në SPAK ndaj Erion Veliajt dhe Arli Naskës

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së PD dhe aktivistes së Aleancës për …