Sërish për Irenën me 3 mbiemra…

Nga Adriana KALAJA

Siç e dini edhe Ju, unë kam një “ves”, që po e nisa, e çoj deri në fund.

Siç thonë dhe il popolo tironas që feston i lumtur, “e ndjek me bukë në trastë”.

Veçse, bukën apo sanduiçët që i kam gjithmobë në çantë, i kam për 4 putroshët endacakë.

Për këta bastardë që kanë luajtur e lozin me dinjitetin tonë, e kam “hequr siguresën” dhe jam gati…..

Për t’u kthyer te Irena me 3 mbiemra, alias sinonimi i Drejtësisë made in Don Agaçi.

Para disa ditësh, miku im gazetar që jeton vetëm me djersën e ballit, Basir Çollaku (ndryshe nga shumë “kolegë”), denoncoi një skandal tjetër të Irenës me 3 mbiemra, atë sesi pasi edhe pse për 10 vite (2002-2012), i ishte ndaluar hyrja në vendet Shengen, dhe ajo ishte në dijeni të plotë (pasi e ka ankimuar vendimin), rezulton se në 2004, ka lindur djalin në Itali.

Më bëri përshtype që këtë lajm e kaluan në heshtje pjesa më e madhe e mediave (në dijeninë time e botoi vetëm Syri).

Ato që paguhen nga pushteti dhe incenerstorët i kuptoj.

Këta të tjerët si t’i kuptoj?

Ky është rasti që gazetari i ndershëm dhe që nuk është bërë pis jo vetëm e bën lajm, por ka një indicie për hetim të mëtejshëm.

Nejse….

Mua që nuk më rrihet në raste të tilla , u interesova te një mikeshë e imja që meret me këto çështje dhe përgjigja e saj është si më poshtë:

“Ne shtetet e Bashkimit Europian, nje dekret debimi ne ngarkim te nje shtetasi ekstrakomunitar, firmoset nga Shefi i Policise (ne perfaqesim te prefektit) te qarkut administrativ ku ka ndodhur fakti dhe i transmetohet Gjykates per kopetence territoriale, trupi gjykues i se ciles pasi verifikon kualifikimin Fakt- Drejtesi, nxjerr vendimin e denimit per kryerjen e vepres penale te futjes apo tentative futje te paligjeshme ne territoret e shteteve te Komunitetit Europian. Nje vendim i tille ka patur dhe Ka efekt juridiksional e ndeshkues ne te gjitha shtetet e Komunitetit Europian! Ne rastin konkret, ligji ne fuqi i periudhes ne fjale, parashikonte qe zonja Gjoka nga dita qe ka kryer vepren penale si me siper, nuk mund te futej per 10 vite ne asnje shtet te Komunitetit Europian. Gjithashtu nga te dhenat e mediave, deri tani te pa kontestiara nga zonja Gjoka, rezulton qe ne vitin 2004 ka hyre ne territorin e Shtetit italian, ku ka lindur femijen. Pytjet jane;1) – me c’fare pashaporte dhe vize ka hyre zonja Gjoka ne Itali?; 2) Lindjen e ka bere ne spital privat me shpenzimet e saj apo Shteteror?

Nese zonja Gjoka e ka bere lindjen ne ndonje spital shteteror italian do te thote qe dikush e ka pajisur me nje libreze shendetesore provizore STP, qe ne Itali pajiseshin shtetasit ekstrakomunitar te parregullt, dmth pa’ leje qendrimi, qe demostronin te banonin ne Itali per me shume se 3 muaj dhe qe deklaronin te ndodheshin ne nje situate ekonomike dhe financiare te varfer (i/e interesuari/a firmoste nje deklarate nen pergjegjesi penale), gjithashtu libreza ne fjale nuk ju leshohej shtetasve ekstrakomunitar qe ishin te pajisur me nje vize akoma e vlefshme ( e leshuar nga cdo konsullate e shteteve te Komunitetit europian ne Shqiperi).

Konkluzioni:

nese zonja Gjoka ka lindur ne nje spital shteteror italian a i ka patur rekuizitet si me siper te shpjeguara.”.

Pra, vetëm nga ky shpjegim, shihet qartë se Irena me 3 mbiemra, ka fallsifikuar sërish dokumentat zyrtarë të shtetit shqiptar dhe atij italian, duke u bërë jo vetëm përsëritëse në konsumimin e kësaj vepre, por edhe duke rënduar pozitën e saj ligjore penale.

Duke qënë se “vesi del ne shpirtin”, thoshte im Atë, së shpejti do Ju bëj me dije edhe për këto fallsifikime të rënda të Irenës me 3 mbiemra……

Deri atëherë, është detyrë emergjente e KLGJ dhe SPAK, të pezullojnë nga detyra këtë gjyqtare, emblemë të asaj sesi nuk duhet të jetē një gjyqtar, dhe të fillojnë hetime të thelluara e me metoda speciale për zbardhjen e këtyre veprave penale, ku janë të përshirë edhe klgjistë por edhe spakistë.

Meqenëse pas afro 3 vitesh nuk kanë arritur të gjejnë “skifterët” që vodhën vilën e hetuesit të diktaturës Arben Kraja, uroj të gjejnë sesi ka udhëtuar dhe sesi është rregjistruar në një shtëpi lidhje Irena me 3 mbiemra.

Në fakt ata, të gjithë bashkë, klgjistë, klpistë e spakistë, e dinë që ne kemi të drejtë por nuk hetojnë me vetëdije.

A e dini pse kanë frikë?

  1. Se brenda këtyre organeve të “reformuara” ka shumë “IRENA”.
  2. Se edhe vetë Irena me 3 mbiemra, mund të ketë më shumë se kaq.

Vijon……

Së shpejti…….

PS: T’i thotë dikush asaj Irena (Nereda) Llagamit, që për rrespekt të postit që ka, para se të shpenzojë aq shumë për të fryrë buzët, të shpenzojë pak të fryjë edhe mendjen

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …