Shteti i Edit dhe Erionit është shteti i mafies!

Enver Bytyçi

Erion Veliaj vazhdon të thotë se “PS është e vetmja forcë politike që di të bëjë shtet”! Po mirë! Nëse ka një përgjigje për pyetjet e mëposhtëmë, atëherë edhe unë po e besoj Erionin:

– A bëhet shteti me hajdutë? Nëse shteti bëhet me hajdutë e grabitqarë siç është Erioni, Edi dhe shumica dërmuese e atyre që vijnë pas tyre, atëherë do ta pranoj dhe unë se PS bën shtet. Në fakt Rilindja, sepse PS nuk ka pse të identifikohet me Rilindjen!

– A bëhet shteti me mafiozë? Mafia ka kapur jo vetëm Tiranën e Shqipërinë, por edhe Erionin dhe Edi Ramën. Nuk i lëshon më nga xhaketa. Aty do ta kenë gjithë jetën. Organizatat kriminale kanë përfaqësuesit e tyre dhe bëjnë ligje e ndërtojnë rendin mafioz përmes vendimeve të Erionit dhe Edi Ramës! Mafiozët janë në parlament, janë në qeveri, janë në bashki, janë kudo ku bëhen para dhe ku pastrohen para! Nëse ky është shteti që do kryetari i Bashkisë dhe kryeministri i Shqipërisë, këtë shtet nuk e duan shqiptarët!

– A bëhet shteti në shkelje të ligjit, të kushtetutës dhe të rendit demokratik? Sigurisht që jo! Atëherë pse Erion Veliaj prishi banesat e varfanjakëve për të favoriizuar ndërtuesit pranë tij për ndërtime shumë-katëshe? Pse prishi Teatrin Kombëtar në shenjë force kundër opozitës e në shkelje të ligjit? Pse firmosi në emër të Këshillit Bashkiak ndërtimin e inceneratorëve? Pse u lidh me mafien për ta joshur në pastrimin e parave në ndërtimet e rrëmujshme të Tiranës? Pse nuk ka një plan rregullues dhe një ligj për kryeqytetin, me qëllim që ta disiplinojë veten dhe bashkinë në shërbim të qytetarëve? Ky nuk është shteti që duan shqiptarët.

– Shteti respekton qytetarin, respekton medien, respekton të drejtën, ruan ekuilibrat dhe harmoninë sociale. Ndërkaq për shkak të arrogancës së Erion Veliajt me medien shteti dhe qytetarët shqiptarë do të paguajnë qindra milionë Euro gjobë të vënë nga Arbitrazhi ndërkombëtar! Shteti respekton kundërshtarin, nuk favorizon militantin e patronazhistin! Shteti nuk e dyfishon numrin e të punësuarve në fushatë elektorale dhe nuk paguan mijëra patronazhistë me paratë e taksave të qytetarëve! Pra shteti nuk është ky që na e servir Erion Veliaj dhe Edi Rama. Shteti nuk është e nuk mund të jetë 5D!
Prandaj përplasjani turinjve të gjitha mashtrimet 12 vjeçare si këtij Erionit edhe shefit të tij, Edit!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …