Noka në Kukës: Këtij regjimi nuk i duhet dhënë më asnjë ditë kohë!

FJALA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, FLAMUR NOKA NË KUKËS:

Të dashur miq

Të nderuar zonja e zotërinj

Kuksianët e mi të dashur

Kemi qenë këto kohë në takime të vazhdueshme, në përpjekje për të përballuar të keqen e madhe që ka zaptuar çdo hapësirë të këtij vendi dhe që ka emrin Rilindje. Kemi parë e kapërcyer shumë sfida dhe përballje me para krimi e korrupsioni e dhunë e terror shtetëror që kemi nuk ka qe bën e nuk është qeverisja, por kacavjerrja pas pushtetit për të vjedhur. Vidh të kesh për të blerë votën dhe vullnetin që të rrish me pushtet. Dëshira për të shpëtuar Kukësin dhe vendin nga kjo e keqe e madhe na ka bërë dhe na bën gjithnjë bashkë. Sot, jemi në një beteje finale. Nuk është thjesht fjala këtu për fatin e një bashkie, të një qarku. Po në lojë është fati i Shqipërisë.

Nuk ka rrezik më të madh për një vend si ne, me 3 dekada liri, se sa kjo që po ndodh. Korrupsioni këtu nuk shihet një sëmundje që luftohet për tu dominuar siç ndodh kudo, Jo. Korrupsioni është sot një kancer që ka shtrire metastazat kudo në çdo sektor e në çdo nivel, dhe po e zhbën dhe po e vdes avash, avash Shqipërinë…

Korrupsioni sot është mode. Korrupsionin sot është trend. Kjo është tragjedi.

Por kur dëgjon kryeministrin në Athinë e kur e dëgjoje para ca ditësh thua mos valle ky jeton ne boten e çudirave. Ai përpiqet të tregoje sikur korrupsioni po asgjësohet e po luftohet tani, e sikur dikur në kohen e PD gëlonte. Qesharake shume. Do t’ju shpërlaj trurin rinisë që nuk e kanë jetuar atë kohë. Krahasimi.

Shifni Inceneratorët që ishin krenaria e Ramës dhe rilindjes. I kthyen si objekt kulti. Dhe sot asnjeri nuk funksionon megjithëse hajen miliona euro. Dhe askush nuk përgjigjet. Aty është kryepërgjigja e korrupsionit. Paguhen 430 milion euro për gjera qe nuk ekzistojnë

Tjetër është skema e 5 D e bashkisë së Tiranës.

Ajo është sot jo vetëm të bashkia e lali Vjedhësit, por skemë kapilare në çdo ndërmarrje të shtetit, në çdo cep të sektorëve shtetërorë dhe tregon që janë aq hajdut sa nuk ju mjaftojnë ryshfetet joo. Të gjithë ministrat dalin o me gratë biznesmene ose me burrat biznesmen që krijojnë një kompani e ti kaloje vetes krejt tenderat. Të gjithë fondin.

Rasti i Olta Xhaçkës dhe Delina Ibrahimi me burrat e tyre tregon çfarë mendësie hajdutësh ka Rilindja.

Gjithë drejtoret ju japin fëmijëve tyre a nipave a mbesave tendera dhjetëra miliona eurosh. As ishte pare e as ishte dëgjuar kjo ndonjëherë. As ishte imagjinuar se mund te ndodhte diku e jo me këtu.

Ku janë dëgjuar keto. As Spiropali nuk ka guximin të thotë se këto ndodhin e me këto bëhen dhe filma. Është tronditur dhe ajo.

Po çfarë beri ky vend, çfarë bëmë ne të gjithë për të përballuar dhe ndëshkuar këto zullume.

Drejtësia e re ku kishim shpresat, na doli se ishin disa kolege të kryehajdutit dhe kryemashtruesit Veliajt.

E gjithë drejtësia e re është kthyer në një divizion politik pushkatimi dhe asgjësimi të opozitës.

Të gjithë krerët e opzoitës nën sulmin e drejtësisë politike. Sali Berisha në burg pa prova, pa faj, pa akuzë. Ashtu Meta. Mediu. Në burg Beleri se donte te demaskonte vjedhjen e pronave në bregdet të jugut.

Kjo drejtësi është drejtësi politike me regji. Nuk është rastësi që u zgjodh Irena për Sali Berishen. E faktuar falsifikatore me vendim gjyqi në Greqi. Ndaj peshqit e mëdhenj të Donald Lusë janë shndërruar në peshkaqenë të fondeve publike. Garanci nga drejtësia e re, dhe pandëshkueshmëria e korrupsionit sot është monumenti më i madh i ngritur në këtë vend.

E shihni drejtësinë e re të partisë. Drejtësia në Shqipëri sot është kthyer në një korporatë dhe funksionon si e tille dhe jo si drejtësi europiane. Një gjyqtar ka motrën prokurore. Njëri ka kunatin te KLGJ. Tjetri baxhanakun te KLP-ja. Tjetra motrën te Spaku. Pra në gjithë organet e drejtësisë kanë futur familjare të njëri-tjetrit.

Rekordin e ka thyer Ermonela që ka gjithë fisin në prokurorinë e Tiranës.

Ajo mund të quhet më saktë Prokuroria Felaj.

Edhe pse po përpiqen ta paraqesin si arritje, drejtësia e re sot është në prag të kapitullimit. A biem dakord që fraza ‘drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar’. Qëndron??? E pra realiteti sot është se nga 20 vite që duhej të të vinte radha për gjykim para 2 vjetësh, pritja ka shkuar në 26 vite sot.

Të dashur miq!

Ku më mire se këtu në Kukës, dallohen dy botë, dy modele. Njeri që bën punë, që e solli Kukësin vetëm 2 orë larg Tiranës, e tjetri që në këto 11 vite s’ka bërë asgjë të madhe për këtë qytet e për këtë trevë, përveç llafeve e propagandës.

Përkundrazi, me politikat e tij, e shkretoi, e plaku këtë bashki më shumë se çdo tjetër në vend, kur njihet largimi masiv sidomos i te rinjve këtu.

Shihni fshatrat bosh. Klasa me dy-tre nxënës. Shkolla në fashatra ku bashkohen klasat nga e para deri tek e 9 për të mbushur një klasë. Shifni shëndetësinë. Kane hedhur miliona euro për spitalin. Tenderi kryesori për këta, se sot kuksianet falë zotit që është Prizreni dhe qeveria e Kosovës e ju gjenden për mjekim e halle shëndetësore. Se në Kukës as analiza nuk bëjnë dot. As mjekë nuk ka.

Ato 300 mijë vendet e punës që i premtoi kishte parasysh Londrën, pasi këtu jo. Këtu i përzuri. Pse ikën kuksianet. Ju zuri sytë mirëqenia apo Kukësi që ju ofroi Rama e Rilindja?? Joo. Ikën se e varfëroi. Ikën se nuk gjenin dot sigurinë dhe të drejtën këtu në vendin e tyre.

Në 11 vite, solli këtu vetëm skandale. Skandale e varfëri. Skandale e mjerim.

Këtij regjimi nuk i duhet dhënë më asnjë ditë kohë, asnjë shans më shumë.

Shqipëria është në një moment delikat, është në krizë të thellë dhe nuk mund të lejojë një goditje finale që do të ishte prekja e votës nga rilindja. Ndaj ne jemi në këtë aksion të pandalshëm, bashkë me ju, çdo ditë.

Për ta shpëtuar Shqipërinë.

Kjo nis me qeveri teknike. E vetmja rrugë për te shkuar te vota e lirë dhe e ndershme është qeveria teknike.

Ne do të përballemi. Nuk i lëshojmë regjimit asgjë nga liritë e të drejtat që janë fituar me mundim në këto dekada. Do të përballemi me gjithë energjinë dhe sakrificat tona. Dhe do të fitojmë.

Shifni Maqedoninë e Veriut që zhvilloi zgjedhje të lira e rotacion para disa ditësh. Kosova po ashtu. Vetëm në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira e votë të lirë.

Ky do jetë një objektiv i yni. Qeveria teknike për të garantuar zgjedhje demokratike dhe të lira, dhe votë të lirë.

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …