Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka folur edhe për skandalin më të ri të dalë në pah, për restorantin e Arbian Maznikut dhe Endri Fugës.
Berisha tha se, Arbër Bifteku bashkë me paruken e kryeministrisë, Fugën, i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele.
“Miqtë e mi, Veliaj që vodhi në bashki dhe instaloi modelin 100 përqind.
Që mashtroi qytetarët se ka mbjellë pyllin vertikal me 1 milion pemë.
Njeriu, që me djegësin e Tiranës ka zhdukur në kontot e tij bankare dhe të Edi Ramës, 135 milionë euro.
Njeriu, që paratë e taksapaguesve i vodhi 100 përqind për të ndërtuar hotele në Durrës, Dhërmi, Himarë.
Për të ndërtuar pallate në të katër anët e Tiranës me firmën e tij 5D, tani mendon se me Dumanin e tij do të mund të në mashtrojë, do mund t’ia hedhë edhe kësaj here.
Jo, kurrë.
Përkundrazi, gati beteja Veliaj-Dumani, Dumani-Veliaj.
Hajdut, hajdut, mos mendo se mashtrohemi ne pse thirresh ti në SPAK. Se për ne SPAK-u nuk është gjë tjetër veçse skrap, Skrapi i partisë.
Jo Erion, do përballesh me qytetarët dhe të të mbrojë kush të dojë, por ti nga gjykimi i qytetarëve nuk do shpëtosh kurrë.
Aty në bashki hap llafe se kam marrë telefonata.
O hajdut, askush në botë nuk të mbron ty dot.
Prandaj jep dorëheqjen nesër në mëngjes, para orës 11, përndryshe do mjerohesh.
Miqtë e mi, çfarë dëshmojnë denoncimet, investigimet e gazetarëve?
Dëshmojnë se Edi Rama në Bashkinë e Tiranës krijoi fidanishten më të madhe në Europë të hajdutëve. Të hajdutëve të paparë.
Çdo ditë një aferë.
Çdo ditë një firmë e Erion Veliajt për të vjedhur qytetarët.
Sot del skandali tjetër se Arbër Bifteku, ish-zëvendësi i Erion Veliajt, bashkë me atë paruken e kryeministrisë, Fugën, i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele.
Dhe këto bashkëpronare furnizohen me dreka dhe darka nga bashkia dhe institucionet e tjera”, tha Beisha.