Berisha: Restoranti i zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku mori tenderin 700 mijë euro nga kompania Tirana DC

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij, duke denoncuar skandalin më të ri, deklaroi se ‘restoranti i zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku mori tenderin 700 mijë euro nga kompania Tirana DC’, kompani në pronësi të bashkisë së Tiranës.

“Miq, çdo shqiptar që nuk ka zë sot, çdo shqiptar që nuk është në Shqipëri, çdo shqiptar që nuk ka guximin e duhur, pret nga ne, nga heroizmi, nga trimëria, nga guximi ynë, fitoren tonë, fitoren e Shqipërisë.

Në një restorant të zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku, shikoni se çfarë burrash kanë të mjerat, që i fusin në afera korruptive.

Ja cila është familja për këta hajdutë, nuk kanë nder e as dinjitet.

Dhe restoranti i zonjave të tyre fiton tenderin 700 mijë euro nga burri i saj, Arbër Bifteku në kompaninë Tirana DC.

Po nuk ka hajdutë më të shpërfytyruar se këta mo?! Këta meritojnë çdo gjë.

Këta meritojnë të varen në shtyllën e turpit.

Këta janë fytyra e Edi Ramës.

Këta meritojnë të gjithë urrejtjen e shqiptarëve.

Të gjithë zemërimin e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …