Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar, u ka bërë thirrje qytetarëve që të gjithë bashkë në orën 11:00 të protestojnë tek bashkia e Tiranës, kundër Erion Veliajt.
“Ndaj dhe nesër të dashur miq, të dashur qytetarë dhe qytetare të Tiranës, Tirana ju thërret nesër ju në ditën dhe orën e shpresës së saj.
Në ditën dhe orën e dinjitetit të saj.
Në ditën dhe orën e fitores së saj.
Ditën e martë në ora 11, e gjithë Tirana përpara bashkisë.
Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.