Kalaja thirrje qytetarëve: Nesër në orën 11:00 para Bashkisë kundër kryehajdutit Veliaj

Avokatja Adriana Kalaja tha u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin nesër të protestojnë para Bashkisë së Tiranës për të larguar kryehajdutin Erion Veliaj nga Bashkia.

“Situata në bashkinë e Tiranës është si puna e thesit të miellit që e thotë dhe shprehja popullore- sa më shumë ta godasësh, aq më shumë pluhur nxjerr! Në lidhje me këto denoncime dhe procese që kanë kaluar edhe për gjykim, mendoj se realisht ka abuzime, por në kontekstin e përgjithshëm të asaj çfarë ka ndodhur dhe vijon të ndodhë në bashkinë e Tiranës, hapat  janë shumë minimalë, qoftë nga prokuroria e Tiranës, por edhe e SPAK për të hetuar çfarë ndodh në një institucion që pjesën dominuese të buxhetit ka taksat e qyetarëve të Tiranës”, tha Kalaja.

Ajo tha më tej se, nesër në orën 11:00 qytetarët do të mblidhen para Bashkisë së Tiranë kundër kryehajdutit Erion Veliaj.

“Protetstat do të vazhdojnë deri në largimin e Veliajt”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Berisha prezanton programin e PD: Fokusi kryesor do jetë ekonomia dhe lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në Kuvend prezantoi programin e Partisë Demokratike. Berisha …