Krim i rëndë! Ekzekutohet polici i “Shqiponjave” në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Fier, ku një efektiv i forcave Shqiponja, i cili ishte duke shkuar për të marrë shërbimin, është vrarë me armë zjarri.

Bëhet e ditur se, efektivi Novruz Cenalia, 28 vjeç, ka mbetur i vdekur nga plumbat.

Efektivi ka qenë i veshur me uniformë policie, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë Spitalit Memorial Fier. Autorët, mësohet të jenë larguar nga vendngjarja me një automjet në ngjyrë blu.

Bëhet e ditur se, efektivi i “Shqiponjave” u ekzekutua me plumb në kokë efektivi i policisë Novruz Cenalia nga 23-vjeçari Azgan Memlica.

Ndërkohë është gjetur makina e autorit të krimit të rëndë. Pas vrasjes së Cenalias, i riu e ka lënë makinën e tij tek të afërmit dhe më pas dyshohet se Azgan Memlica është arratisur nëpër ara.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …