U vra në “lule të rinisë”! Efektivi i “Shqiponjave” kishte vetëm 1 muaj që ishte martuar

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasje e regjistruar këtë të hënë në fshatin Baltëz të Fierit, ku u ekzekutua efektivi i “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, 28 vjeç. Autori i vrasjes është 23-vjeçari Asllan (Azgan) Mernica, teksa krimi dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Burime bëjnë me dije se efektivi Novruz Cenalia ndodhej jashtë shërbimit në momentin kur është qëlluar për vdekje, por ishte i veshur me uniformën blu, pasi ishte nisur për të marrë shërbimin.

Gjitjashtu, burime bëjnë me dije se ai kishte vetëm një muaj që ishte martuar, teksa sot u qëllua për vdekje.

Autori Asllan (Azgan) Mernica pas krimit është larguar në drejtim të paditur, teksa Policia po punon për kapjen e tij, teksa u ka bërë thirrje edhe familjarëve që ai të vetëdorëzohet. Gjithashtu, autoritetet policore kanë vendosur dhe shumën prej 30 mijë euro si shpërblim për këdo që jep informacion për kapjen e tij.

 

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …