Lubonja: Rama është armik i Shqipërisë!

Analisti Fatos Lubonja u shpreh se takimi i kryeministri Edi Rama me emigrantët në Athinë është patriotizëm për shpëlarje nga ana e kryeministrit.

I ftuar në News24, Lubonja tha se Rama dhe politikanët e tjerë dëbuan shqiptarët nga atdheu me politikat e tyre.

Më tej analisti theksoi se, emigracioni masiv i shqiptarëve e bën Ramën dhe politikanët e tjerë të Shqipërisë, armiq të vendit.

“Unë mendoj se shkaku kryesor pse Rama ka shkuar në Greqi është patriotizëm për shpërlarje, dmth kur regjimet kërkojnë të shpërlajnë veten nëpërmjet një evenimenti. Kështu bën prsh Arabia Saudite duke bërë evente të ndryshme si kampionat botëror në futboll. Kjo vizitë vjen kur mbi Ramën ka një sërë akuzash.

Kryeministri donte të vinte në dukje mburrjen kombëtare. Fjalët e Ramës nuk janë patriotizëm i vërtetë. Rama tha se në vitet 1990 shqiptarët kanë qenë gjasme të përulur, ndërsa tani jemi gjasme të barabartë se flet sikur Shqipëria është bërë. Meritë e Ramës dhe politikanëve tanë ndër vite është se i kanë dëbuar shqiptarët.

Rama iu ngacmoi kompleksin e inferioritetit emigrantëve. Beleri është në burg për interesat e oligarkisë që do të grabisë tokat në jug dhe ju thotë që ky nuk duhet se gjasme nuk na duhet një person i tillë e patriotizma të tillë. Rama është mjeshtër i spektaklit. Kryeministri është manovrator, që përdor herë gjuhën e patriotizmit e herë atë të internacionalizmit, sipas interesave që ka, për të fshehur fytyrën e një njeriu që është në krye të një regjimi. Neve na sundojnë më lehtë me ndihmën e ndërkombëtarëve. Rama në një kuptim është armik i Shqipërisë”, tha Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …