Berisha: Fitorja është në pëllëmbë të dorës! Ne po ecim të sigurt drejt qeverisë teknike

Lideri i opozitës Sali Berisha, gjatë fjalës në tubimin qytetar, pasi përshëndeti të pranishmit, deklaroi se, fitorja është në pëllëmbë të dorës. Berisha tha se, ne po ecim të sigurt drejt qeverisë teknike.

“Sot dua të përshëndes protestuesit në betejën e tyre të fuqishme, mosbindjen civile që zhvilluan tek bashkia e Tiranës.

Sot ju faktuat se nuk ka barrikadë që t’u pengojë ju pa ndëshkuar hajdutin dhe se fitorja është në pëllëmbë të dorës.

Se fati ynë është në dorën tonë.

Sikundër, dua t’u garantoj ju dhe mikun tonë të shquar se masat e pashembullta në historinë e Europës, vendosja e masave kufizuese nga afërmendshi, pa pyetur parlamentin, por konsideron Irena Gjokën ligj dhe parlament, pavarësisht nga këto, pavarësisht nga tmerri i Edi Ramës nga kthimi i Sali Berishës, pavarësisht nga çdo masë që do marrin, ne ecim të sigurt drejt qeverisë teknike.

Ecim të sigurt drejt zgjedhjeve të reja.

Idealet tona, fuqinë e tyre nuk ka forcë në botë ta mposhtë.

Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj mikut tonë.

Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …