Berisha: Garantoj miku tonë Elmar Brok se ideali ynë i integrimit evropian mbetet vendosmëria jonë kryesore

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka garantuar përfaqësuesin e CDU-së, Elmar Brok se ideali i integrimit evropian të Shqipërisë mbetet vendosmëria kryesore e Partisë Demokratike. Berisha tha se, për Shqipërinë dhe shqiptarët, integrimi në BE është interesi më madhor kombëtar.

“Miqtë e mi, ndaj dhe unë sot këtu para jush dua të garantoj mikun tonë të të shquar, Elmar Brok se idealet tona të integrimit të Shqipërisë në Europë, se vullneti ynë në rrugën e integrimit, se e ardhmja jonë më e shkëlqyer në BE janë dhe mbetet zotimi, përkushtimi, vendosmëria jonë kryesore.

Për Shqipërinë dhe shqiptarët, integrimi në BE është interesi më madhor kombëtar.

Është e ardhmja më e shkëlqyer e kombit.

Ndaj dhe e gjithë beteja jonë është betejë për vlerat e lirisë.

Është betejë për votën e lirë.

Për vullnetin e lirë të shqiptarëve.

Për idealet e tyre demokratike.

Për idealet e tyre evropiane”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama jep dorëheqjen!/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, …