Bylykbashi: Mazhoranca nuk ka vullnet për reformën zgjedhore!

Nënkryetari i PD, Oert Bylykbashi në fjalën e tij përpara medieve pas mbledhjes së komisionit zgjedhor është shprehur se rikthimi i marrëveshjes së 5 qershorit 2020 është pika kryesore e opozitës. Bylykbashi ka theksuar se nisma e opozitës për votimin e diasporës është bllokuar vazhdimisht nga mazhoranca.

“Mbledhja e sotme me kërkesë të opozitës kishte si qëllim që të riaktivizohej grupi i dialogut. Qartazi deri ën sot nuk ka pasur vullnet nga mazhoranca për të shqyrtuar kërkesat e opozitës.

E kemi thënë qenë fillim që objektivi kryesor i yni është rikthimi te marrëveshja e 5 qershorit. Ka funksionuar për 20 vite në mënyrë shumë të mirë dhe nuk ka asnjë arsye që kjo mos të rikthehet dhe është çështje thelbësore që të garantojë ndershmërinë e rezultatit.

Mazhoranca është kundërshtuese dhe pas asnjë motiv, Rama nuk heq dorë nga një instrument që mund të marrë pushtetin në mënyrë të padrejtë.

Ka parti që kanë marrë 108 mijë vota dhe kanë 4 mandate ka parti që kanë marrë 30 mijë vota dhe kanë 3 mandate.

Kjo është një padrejtësia dhe pabarzi antikushtetuese.

Sigurisht që janë dhe çështjet e tjera ku mes tyre është rekomandimet e OSBE-ODIHR ku duhet ti vendosim kuij shtetin dhe ti largojmë duart e tyre në procesin e zgjedhjeve.

Partia demokratike e ka pasur çështje votën e diasporës, kodi zgjedhor e lejon votim e diasporës dhe është PS ajo që ka bllokuar nëpërmjet ministrisë së brendshme regjistrimin e zgjedhësve. Në 4 vite nuk kanë gjetur kohën dhe mundësinë që të miratojnë rregulla dhe të bëjnë regjistrimin e zgjedhësve”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …