Komisioni hetimor i Shëndetësisë, Vokshi: Nikolla të marrë përgjegjësi…

Kryetarja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi në një konferencë për shtyp tha se mbledhja e radhës së komisionit do të mbahet të premten në orën 12:00.

Ajo shtoi se në mbledhje pritet të prezantohet nga ekspertët plani hetimor, i cili tha se shpreson të jetë i dakordësuar.

“Kërkuam kthimin e hetimin në shinat e ligjshmërisë. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla kërkuam që të merrte përgjegjësitë e të kthente në shina punën e komisionit. Shprehëm gatishmërinë e opozitës për hetim të thelluar.

Jeni në dijeni që sot në orën 09:30 kishim një takim më kryesinë e vogël të komisionit dhe u dakordësuam që komisioni do të mblidhet të premten në orën 12:00 ku do prezantohet nga ekspertët plani hetimor, që shpresojmë të jetë i dakordësuar”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …