Çfarë po ndodh tek “Harabeli” i gruas së Veliajt në mes të ish-Bllokut

Pas zbardhjes së dosjes hetimore të kompanisë “5D”, ku drejtorët e Erion Veliajt kishin përfituar miliona euro përmes tenderëve zbulohet një tjetër skandal i Veliajt.

Pas zbërthimit të kësaj skeme nga drejtësia dhe denoncimet e opozitës, CNA zbuloi një tjetër skemë në hije, e cila tashmë ka dalë në dritë, skemën “Ajola-H”.

Faktet dhe dokumentet tregojnë  lidhjen e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, me kompaninë e inceneratorëve.

Ajola Xoxa, bashkëshortja e diplomuar (e dyshimtë kjo) për juridik e kryebashkiakut Veliaj, është themeluese e kompanisë “Harabel”, e cila ka promovuar vepra arti të financuara nga kompania e inceneratorit të Tiranës.

Ditë më parë u publikua një kontratë lidhur me promovimin e një tjetër artisti kontemporan, Sislej Xhafa, i cili ka përdorur për promovimin e vet “Harabel”-in e Ajolës.

Image

Fondet për kurimin, promovimin dhe instalimin e veprës janë vënë në dispozicion të “Harabel”-it nga as më pak e as më shumë sesa nga “Integrated Energy”.

Por ka dalë në dritë një tjetër detaj.

Ajola Xoxa për “Harabel”-in e saj, i cili ndodhet në rrugën “Ibrahim Rugova” në zonën e ish-Bllokut, nuk paguan as qira dhe asnjë lloj financimi.

Këtë e zbulojnë disa komente, të cilat ne po jua sjellim më poshtë, ku kompania e thotë qartë se ka zënë hapësirën private të dikujt tjetër dhe nuk paguan asnjë detyrim.

“Ontakragoueke: @harabelcontemporary kjo është jashtëzakonshme! Sa me fat keni qenë që gjetët hapësirë të lirë, buxhet për të rinovuar dhe keni pasur luksin të mos kërkoni asnjë komision! Tingëllon si një përrallë e vërtetë Ontakragoueke: Jo komerciale! Uau! Pra, si e keni paguar atë? Si e gjetët atë hapësirë?

Image

Harabelcontemporary: @ontakragoueke Po, të dyja hapësirat tona janë jo komerciale dhe ne nuk aplikojmë asnjë tarifë nëse artistët shesin veprat e tyre, mund të shkoni dhe t’i pyesni, është e lehtë. Ne e kuptojmë se është shumë e vështirë të kuptohet nga dikush që nxitet vetëm nga interesi dhe urrejtja, por ne jemi të shtyrë vetëm nga pasioni për artin dhe kulturën dhe ne e duam punën që bëjmë, ndoshta nuk do ta kuptoni kurrë. Ne nuk e zotërojmë hapësirën dhe nuk paguajmë qira për hapësirën: ishte një hapësirë bosh e pa përdorur për 10 vitet e fundit, para se të bëhej një hapësirë ekspozite. Ne do të promovojmë artistë në këtë hapësirë për aq kohë sa pronari do të na lejojë, sigurisht që ata mund të na nxjerrin jashtë në çdo kohë, dhe pastaj do të gjejmë një hapësirë tjetër.

Image

Pra, Ajola Xoxa ka një hapësirë komerciale për të ngritur “Harabel”-in e saj për të cilin pranon haptazi se nuk paguan qira dhe asnjë lloj detyrimi financiar. Vetëm Ajola mund të sigurojë të tilla përfitime./ CNA

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mafia ndërkombëtare është e tëra në mbështetje të Edi Ramës! Kjo e bën betejën tonë edhe dy herë më jetike

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, …