Janë vënë në sekustro dhjetëra pasuri të cilat rezultojnë që janë në pronësi të ish shefit të operacionales Oltion Bistri dhe familjarëve të tij. Pronat e zyrtarit të policisë janë vënë në sekuestro me kërkesë të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.
Në total, pasurisë që i është sekuestruar Bistrit dhe familjarëve të tij kap vlerën 3.091.519 Euro. Bëhet fjalë për 22 dyqane e 10 apartamente të gjitha me vendndodhje në Tiranë. Po ashtu Bistrit i është sekuestruar një vilë luksozë në një rezidencë në Tiranë me pamje nga Parku i Madh i Liqenit.
Po ashtu është sekuestruar një truall me sipërfaqe 200 m2 në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë, garazh me sipërfaqe 87.8 m2 në Selitë dhe një ‘Range Rover Sport’, vit prodhimi 2012.
22-Njësi (dyqane/ambiente biznesi)
10-Apartamente në zonat më shtrenjta në Tiranë
1-Vilë, në rezidencën ‘Green Valley’, Tiranë
1-Truall, 200 m2, në ‘Rrugën e Kosovarëve’, Tiranë
1- Garazh
1-Automjet tip Rango Rover viti 2012
Të gjitha pasuritë e mësipërme janë marrë në administrim nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë.