Shkarkimi i drejtorit socialist i Teatrit/ Berisha: Hakmarrje primitive e Edi Ramës!

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së bërë nga drejtori i teatrit Bylis ditën e sotme pas investigimit të emisionit të Piranjave.

Berisha është shprehur se drejtori i teatrit është shkarkuar nga kryeministri i vendit si një hakmarrje primitive pasi nxorri zbuluar propagandën e pushtetit nga takimi i supozuar me emigrantët në Athinë.

Reagimi

Hakmarrje primitive e Edi Ramës!

Shkarkohet nga detyra drejtori socialist i Teatrit të Fierit.

Fajtor se ua tha shqiptarëve nëpërmjet “Piranjave” të vërtetën e mitingut 1 milionë euro të Ramës me administratën e tij në Athinë. Në përgjigjen e pyetetjes të gazetarit të “Piranja” drejtori socialist me integritet, deklaroi se për në miting është shkulur gjithë Fieri.

Duke shprehur nderimin tim për drejtorin socialist që midis të vërtetës dhe mashtrimit të publikut zgjodhi të sakrifikojë vendin e punës dhe të thotë të vërtetën, dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin brutal, hakmarres primitiv të Edi Rames dhe lakejve të tij. #sb

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …