Elmar Brook: Asnjë i zgjedhur i popullit nuk mund të mbahet i arrestuar pa vendim gjykate

Ish-eurodeputetit gjerman i CDU, Elmar Brook ka mbërritur në Tiranë në një moment tepër të rëndësishëm politik dhe jetësor. Në ditën e ditëlindjes së tij, a ka vendosur ta festojë me liderin e opozitës shqiptare, i cili mbahet në arrest politik nga pushteti i Edi Ramës.

Politikani i rëndësishëm europian ka surprizuar mbështetësit e liderit të opozitës ku është shfaqur në ballkonin e shtëpisë së tij dhe ka mbajtur një fjalë para tyre.

Elmar Book ka vlerësuar arritjet politike të kreut të PD, Sali Berisha, për të cilin ka ndarë konsiderata të larta për të. Ai tha se një vend që aderon për t’u bërë pjesë e BE-së nuk mund të mbajë të arrestuar liderin e opozitës të mos marrë pjesë në Parlament, si i zgjedhur i popullit, pa një vendim gjykate të formës së prerë.

Imuniteti nuk mund te merret pa një vednim gjykate, u shpreh Brook.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …