Berisha: Zoti Brok, një mbështetje e fuqishme e idealeve tona evropiane!

Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, ka përshëndetur politikanin Elmar Brok dhe u shpreh se, ai ka zgjedhur të ndajë ditëlindjen së bashku me ne si një ogur shprese, si një mbështetje e fuqishme e idealeve tona evropiane.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta qëndrestarë dhe qëndrestare, guximtarë dhe guximtare, misionarë të vërtetë të lirisë, dinjitetit, shpresës dhe fitores.

Të dashur miq, më lejoni që në emër tuaj dhe të PD të shpreh mirënjohjen më të pakufishme mikut të shquar të kombit shqiptar, personalitetit të njohur të partisë së Helmut Kohlit, ish-drejtuesit prej rreth 20 vitesh të Komisionit të Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut në Parlamentin Europian, zotit Elmar Brok.

Të dashur miq, zoti Brok na ka nderuar sot në një ditë të veçantë të jetës së tij.

Ka zgjedhur të ndajë ditëlindjen së bashku me ne si një ogur shprese, si një mbështetje e fuqishme e idealeve tona evropiane, e përpjekjeve tona për integrimin e Shqipërisë në Europë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Integrimi nuk është listë ligjesh dhe propagandë, por reforma reale!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ngriti tone të forta kritike ndaj mënyrës sesi qeveria po …