Erion Veliaj, ku e ke lulishten 1 Maji, bar Sahatin, kinematë?! Ku e ke Teatrin, o kriminel!

Ylli Bodinaku, i cili njihet si simbol i protestave të viteve ’90, gjatë fjalës së tij në tubimin para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit, iu drejtua Veliajt, ku e ke lulishten 1 Maji, fushat, bar Sahatin, kinematë?! Ku e ke Teatrin o kriminel?!

“Në vitin 1990, 5900 shqiptarë sakrifikuan dhe hynë nëpër ambasada. Dhe ishin ata heronj që e lëkundën diktaturën, nuk pyetën. Atë diktaturë dhe politikë që ishin të tmerrshme dhe ai pushtet ra, ra diktatura, ndaj i bëj thirrje si qytetar, si prind i Erionit – jep dorëheqjen më mirë, se nuk mbahet zyra me policë.

Unë jam tiranas i vjetër!

Ku e ke Lulishten “1 Maji”?! Ku e ke Bar “Sahatin”?!

Ku i ke fushat e futbollit?! Ku i ke kinematë?!

Ku e ke Teatrin, o kriminel! Ti je më krimineli i Tiranës!”, tha Bodinaku.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …