Balliu: Kapelja e policëve “Made in Plarent Ndreca” kushton 500 euro!

Klevis Balliu, Sekretar Organizativ i PD, gjatë fjalës në protestën që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës tha se, vetë Erion Veliaj është shembulli i falsitetit, madje shikoni edhe vetë Policinë e Shtetit. Po të shikosh në letra, Policia jonë është Policia më e pasur në botë.

“Kjo është një qeveri që funksionon vetëm me fasadë. Këta nuk kanë produkt. Këta flasin për një Shqipëri që ecën përpara në ekonomi, ndërkohë ne kemi rrogat më të ulëta në rajon.

Shikoni vetëm Erion Veliajn që është shembulli i falsitetit. Madje shikoni edhe vetë Policinë e Shtetit. Po të shikosh në letra, Policia jonë është Policia më e pasur në botë. A e dini ju efektivë të dnershëm të Policisë?!  Juve ju kushton kapelja 500 euro. Tani hapeni pak kapelen, se 300 euro bën kapelja e Dolce& Gabbana-s.

Shikojeni. Ju e keni “Made in Plarent Ndreca”!!! Është më i shtrenjtë ai. “Made in Plarent Ndreca” është më shtrenjtë se Dolce&Gabbana!” theksoi me sarkazmë, Balliu, duke akuzuar drejtpërsëdrejti për abuzim deputetin e PS, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …