Kalaja: Protesta e qytetarëve detyroi SPAK-un të merrte nën hetim Veliajn!

Përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja në fjalën e saj përpara protestuesve në Bashkinë e Tiranës është shprehur se Erion Veliaj është grabitësi i taksave të qytetarëve.

Kalaja u ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të tërhiqet nga rrethimi pas nuk do të ndalojnë derisa ta nxjerrin nga zyra kryebashkiakun Veliaj.

“Çdo ditë që po kalon, koha po na jep të drejtë, me abuzimet marramendëse me fondet e bashkisë, me taksat tona, me 100% të vjedhjes dhe grabitjes së tyre tregoi se nuk ishte luftë politike dhe akuza të pabazuara çdo gjë ishte e vërtetuar përveç faktit që nuk e mendonim dot se skapistët nuk do të reagim.

Ishte protestat juaj që e detyroi më në fund SPAK un ta merrte në pyetje Veliajn.

Ne i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të largohet nga rrethimi që i ka bërë Bashkisë së Tiranës dhe nuk do të tërhiqemi derisa ta nxjerrim Veliaj nga zyra e bashkisë”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …