CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Protesta e radhës të martën, sot në mbrëmje të gjithë te “Rruga e Shpresës”!

Opozita dhe qytetarët mbyllën protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës pasi hoqën gardhin metalik që rrethonte godinën.

Protesta e radhës do jetë sërish të martën që vjen në orën 11.00.

Ndërkohë, avokatja Adriana Kalaja ftoi qytetarët që të jenë të pranishëm sot te Rruga e Shpresës në tubimin e liderit opozitar, Sali Berisha.

“Asnjë aksion i opozitës nuk ka vlerë pa lirimin e doktor Berishës.

E fundit, të gjithë ju këtu që jeni demokratë dhe demokrate të ndershme, që i keni shërbyer Tiranës dhe Shqipërisë, ju presim dot në darkë në ora 8 te rrugica e Doktorit.

Kemi një surprizë shumë të mirë për të gjithë ju që e doni Doktorin, që e doni PD-në, që e doni lirinë dhe demokracinë.

Rroftë PD, rroftë populli i Shqipërisë, rroftë profesor doktor Sali Berisha”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …