Kalaja thirrje policisë: Mos tentoni të konfliktoheni me qytetarët e Tiranës!

Avokatja Adriana Kalaja i ka bërë një thirrje të veçantë punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë rrethuar godinën dhe nuk lejojnë këshilltarët bashkiakë të opozitës të hyjnë në institucion. Kalaja iu drejtua punonjësve të policisë, mos tentoni të konfliktoheni me qytetarët e Tiranës!

“Nëse ju ka ngelur një pikë morali dhe dinjiteti, hapni rrugën që të futen këshilltarët bashkiakë në pronën e bashkisë Tiranë, të futen këshilltarët bashkiakë në vendin e  tyre të punës.

Ia kemi dhënë ne atë mandat, nuk ia ka dhënë as Erion Veliaj, as Edi Rama (me shumë vështirësi në fakt), as Rrumbullaku e as Tonin Vocaj.

I bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë: jep urdhrin që policët të hapin dyert e bashkisë, që të zbatojnë ligjin për Policinë e Shtetit, që të zbatojnë Kushtetutën, se nuk ndalohet nuk punonjës i administratës, një i zgjedhur vendor të ushtrojë detyrën.

Mos tentoni të konfliktoheni me qytetarët e Tiranës!

Ne nuk do t’jua falim! Ne do të na keni përballë dhe do të merrni përgjigjen sipas ligjit bashkë me banditët që mbroni dhe jeni sot më të paturpshëm se kurrë, më të pamoralshëm se kurrë.

Pse është kjo?!  Kjo është sepse ju po shfrytëzoni atë rrogë që ta merrni në fund të muajit për të mbajtur familjet. Po pse, ne nuk kemi familje, fëmijë? Po pse, Mehdi Malkaj dhe aktorët e tjerë të Teatrit, Budina e të gjithë ata që qëndruan dhe po qëndrojnë, a nuk kemi fëmijë? Po ata, a nuk janë të persekutuar, të përjashtuar nga çdo gjë që ndodh?!

Ne këtu jemi se e duam Tiranën, se i duam fëmijët dhe familjet tona dhe kemi vendosur t’i mbrojmë, pavarësisht se ju në kundërshtim me ligjin zbatoni urdhrat!”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …