Sali Berisha, i burgosur politik i Edi Ramës dhe projektit të tij pa Europë!

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Ilda Zhulali ka kujtuar ‘Ditën e Europës’ duke theksuar se Europa është një projekt politik që ka në themel të vetë lirinë. Në fjalën e saj në protestën maratonë që mbahet te ‘Rruga e Shpresës’, Zhulali u shperh se lideri i opozitës Sali Berisha është i burgosur politik i Edi Ramës dhe projektit të tij pa Europë.

Zhulali: Javën e kaluar festuam ‘Ditën e Europës’, por Europa nuk është një projekt folklorik që kërcehet këngë e valle, Europa është një projekt politik që ka në themel të vetë lirinë. Aty ku nuk ka liri nuk ka Europë. Çfarë ndodh në Shqipërinë tonë të dashur aty ku duam të ndërojmë Europë. Kemi thënë gjithë këto vite që Europa është këtu po ku është Europa këtu.

A ka Europë kur burgoset lideri i opozitës pa asnjë akuzë në mënyrë antikushtetuese me gjyqtarë të korruptuar, ku është Europa këtu? Në cilin vendi të Europës ndodh kjo?

A ka njeri sot që nuk e pranon se Sali Berisha është i burgosur politik i Edi Ramës dhe projektit të tij pa Europë. A ka Europë dhe a ka liri në një vend ku i mohohet e drejta PD-së partisë më të madhe opozitare në vend që të ekzistojë? A ka ndonjë vend në Europë që gjykata mban peng ende PD-në?

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …